U përfol për mesazhet erotike, Grida Duma: Të përballosh këtë përgjegjësi kërkon forcë…

0
1041

Deputetja e PD, Grida Duma ka qenë pjesë e mbledhjes Forumi i Lidershipit zhvilluar këto ditë në Korën e Jugut në Seul.

Duma nuk ka qenë vetëm pjesëmarrëse, por edhe ka mbajtur një fjalim.

Ajo që ra në sy ishte përmbajtja e fjalimit të Dumës, në të cilin nuk fliste vetëm për për gjendjen aktuale të politikës në Ballkanin Perëndimor, por edhe për ndërgjegjen e një politikani, apo përgjegjësisë e një udhëheqësi.

Ndër të tjera Grida Duma, e cila është aluduar së fundmi se ishte pjesë e një video-përgjimi me nota erotike me deputetin e ri Ervin Salianji thotë se “Pavarësisht se si ndërtohet karriera e një politikani të përballosh këtë përgjegjësi kërkon një forcë, e cila mund të vijë vetëm nga paqja me ndërgjegjen tëndë. Kjo paqë është e pamundur të ndërtohet vetëm me besimin te forca e njeriut sepse do ishte e pamundur që ndërgjegjja e vetes të kishte referencë po veten e vet”.

 

28379461_958653250966986_8986880485894106448_n.jpg

NJË PJESË NGA FJALA E GRIDA DUMËS

Pavarësisht se si ndërtohet karriera e një politikani të përballosh këtë përgjegjësi kërkon një forcë, e cila mund të vijë vetëm nga paqja me ndërgjegjen tëndë. Kjo paqë është e pamundur të ndërtohet vetëm me besimin te forca e njeriut sepse do ishte e pamundur që ndërgjegjja e vetes të kishte referencë po veten e vet.

Të udhëheqësh është një akt ndërgjegjie. Ajo çka mbetet është nëse kjo ndërgjegjia e liderit ka bekimin e duhur në momentet më të errëta të vendimeve të tij.

Vetëm ky bekim mund të japë fuqinë e nevojshme për një lider politik për të ndërtuar një sistem ku njeriu çmohet dhe vlerësohet për aftësitë dhe atë që prodhon për shoqërinë. Duhet ky bekim për të ndërtuar meritokracinë që nuk mbështetet në ndëshkim por krijon meritën si lëvizësi i rregullave të lojës.

Në disa prej pikëprerjeve të shkencës dhe fesë dikush citoi se ekzistojnë së paku 52 percaktime shkencore të “së mirës” dhe “të keqes”.

Platoni mijëra vite më parë na ka vërtetuar vetëm nëpërmjet arsyes njerëzore se idetë e mëdha si “e mira” “e bukura” “e keqja” “e shëmtuara”, të cilat gjenden në çdo send dhe çdo njeri, nuk janë përcaktime të njerëzores. Këto ide njeriu i di pa mësuar, vjen me këto ide që nga lindja, kuptimi i tyre është brenda materies së shpirtit i ardhur bashkë me jetën.

Pavarësisht nga diversitetet etnike dhe historike apo diferencat në besime mes nesh, janë këto ide universale që na provojmë ngjashmëritë dhe forcën e njëjtë krijuese mbi të gjithë ne.

Është e një rëndësie jetike që personalitete nga të gjitha fushat të cilët kanë mundësi të ndryshojnë jetët e njerëzve ë thjeshtë, të ndajnë bindjen dhe besimin e përbashkët se shumë më tepër mund të zhvillohen vendet nën një pushtet të ndërgjegjies.

28059391_958657670966544_3941840503194050785_n.jpg

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here