Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet Akset rrugore të bllokuara në 5 qarqe të vendit

Akset rrugore të bllokuara në 5 qarqe të vendit

0
785

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije kalueshmërinë e rrugëve në qarqet malore të vendit deri në orën 16:00 si pasojë e reshjeve të dëborës. Janë vetëm disa akse rurale që janë të bllokuar nga dëbora që në disa zona kalon deri në 45 cm, ndërsa akset nacionale janë që të gjitha të hapura.

Akset problematike në 5 qarqe: 

Qarku Shkodër

Aksi rrugor Shkodër-Theth është i bllokuar në Qafë Thore pasi ka rreth 2.5 m dëbore.

Aksi rrugor Shkodër-Breg Lumi, tek “Mali i Shoshit” ka rreth 35 cm dëborë. Ky aks rrugor është i kalueshëm me zinxhirë vetëm nga mjete të larta.

Nuk ka energji elektrike në fshatrat Pult, Shosh, si rezultat i këputjes së linjave elektrike nga era e fortë.

Bashkia  Fushë-Arrëz:

Segmenti i rruges Bardhet Iballe momentalisht vazhdon te jete i bllokuar nga reshjet e medha dhe ererat e forta qe grumbllojne borën vende vende mbi 1.2 m trashesi.

Bashkia Malësi e Madhe: 

Aksi rrugor Qafa e Bordolecit-Vermosh ka rreth 40 cm dëborë dhe kalimi i automjeteve bëhet me zinxhirë.

Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, ndërsa i pa kalueshëm është segmenti Bogë-Qafë Thore.

Qarku Kukës

Aktualisht Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje të  borës të shoqëruar me temperatura të ulëta e erëra të forta.

Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 35 cm , Qafe Shllak 60 cm, Qafe Tobli 25 cm, Qafe Luzhë 15 cm e Valbonë 20 cm.

Rruga e Kombit e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 10 borëpastruese e 2 kamionçina. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 35 cm.

Janë aktivizuar në shkallë Qarku nga Firmat Kontraktore 32 mjete e 96 forca.

Aksi rrugor  Ura e Zapodit –Shishtavec,  Lapaj-Grykë-Çaj qarkullohet  me zinxhirë.

Akse të bllokuara:

Akset rrugore që lidhin fshatrat Lojme, Zapod të NjA Zapod, Pistë, Spas, Çam të NjA Malzi Turaj, Breki të Nj A Topoja, Bashkia Kukës.

Aksi rrugor që lidhin fshatrat Dobrunë, Vlahën e Domaj të Bashkisë Has.

Si pasojë e kushteve të vështira të motit nuk nuk është zhvilluar proçesi mësimor sipas bashkive:

Bashkia Kukës: Shkollat në territorin e Nj.A Shishtavec, Malzi, Kalisë e shkolla në fshatin Kolosjan të NjA Bicaj.

Bashkia Has: Shkollat Golaj, Dobrunë, Vlahën, Letaj, Zgjeç e Gjinaj.

Bashkia Tropojë: Bytyq e Lekbibaj.

Qarku Dibër

Reshjet e dëborës në qendrat e qyteteve Peshkopi, Bulqizë (në rrugët e tyre ka prani të ngricave), vazhdojnë me intensitet të ulët deri mesatar, me prani dëbore rreth 10-12 cm, ndërsa në zonat rurale vazhdojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar dhe të lartë, ku ka prani dëbore rreth 15-30 cm.

E bllokuar është rruga rurale Peshkopi-Lurë, ku trashësia e dëborës arrin mbi 30 cm, por qarkullimi nga kjo njësi administrative bëhet nga aksi rrugor Lurë-Rrëshen.

Mirditë 

Sasia më e madhe e dëborës në rreth 20-50 cm, ka rënë në zonat e thella të bashkisë Mirditë, në lartësitë mbi 800 metër, ku ka dhe bllokime të rrugëve, konkretisht:

Në njësinë administrative Fan, në fshatrat Thirrë, Dardhë, Xhuxhë, Lari, Hebe.

Në njësinë administrative Orosh, në fshatrat Lajthizë, Ndërshen, Nënshejt, Gryg Orosh, Bulshar.

Qarku Elbasan

Aksi Librazhd Stebleve i bllokuar ne segmentin K/Lunikut-Stebleve ku trashesia e debores ne Fushe Studen arin deri ne 40 cm per pasoje fshatrat e Nj.A Stebleve, Bashkia Librazhd jane te bllokuar.

Aksi Rrugor rural, K/LabinotFushe-Shmil paraqet veshtersi qarkullimi ne segmentin Qafe Renas-Shmil per pasoje ne kete Nj.A L.Mal nuk eshte zhvilluar procesi mesimor per shkak te moslevizjes se mjeteve, per kete eshte njoftuar Bashkia Elbasan e cila po punon per normalizimin e situates.

Qarku Korçë

Në  disa zona malore trashësia e borës ka aritur rreth 25 cm, si në Voskopojë, Miras, Lekas.

Në Kulat e Gjergjevicës, Dardhë, Arrëzë,Velçan, Trebinjë, trashësia ka aritur deri rreth 50-60 cm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here