Aksidenti tragjik, flet vëllai i Evisa Prekës: Motra kërkon të shkoje te varret e fëmijëve…

0
5791

 

Evisa Preka është e vetmja e mbijetuar nga aksidenti fatal në Shkodër. 36-vjeçarja humbi në aksident bashkëshortin dhe 3 fëmijët.

Evisa e mësoi lajmin e kobshëm ditën e djeshme dhe pas kësaj ajo ka kaluar në një gjendje shoku. 36-vjeçarja ndodhet në spitalin e Shkodrës dhe pranë saj qëndrojnë familjarët, të cilët mundohen ta qetësojnë .

Vëllai i Evisës, Artur Lika është shprehur se motra e tij është në gjendje të rënduar psikologjike.

“Ne jemi duke i ndenjur afër. Unë, mami, babi po i rrimë këtu në spital edhe mjekët po na ndihmojnë shumë. Kur përmendet ajo kërkon që të shkojë në Velipojë t’i shohë varret”, është shprehur i vëllai.

Evisa është besimtare dhe Arturi thotë se prifti e ka vizituar atë në spital dhe pas bisedës me të ajo u qetësua disi.

Evisa Preka është e vetmja e mbijetuar e familjes Preka, e cila u aksidentua rreth një jave më parë në Velipojë, ku nga përplasja e dy automjeteve mbeti i vdekur Edmond Preka dhe tre fëmijët e tij, djali 9 muajsh, dhe dy vajzat 5 dhe 10 vjeçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here