Arrestohet italiani ne Durres,u kap me droge

0
628

Një shtetas italian është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi u kap me drogë. Sipas policisë 51-vjeçari që banonte përkohësisht në qytetin bregdetar, u kap me 72 gr kanabis në makinë.

Ai u ndalua me mjetin e tij “BMW” në lagjen nr.11 të Durrësit, ku iu gjet dhe lënda narkotike.

 

“Më datë 25.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Italian Claudio Scotti, vjeç 51, me banim të përkohshëm në lagjen nr. 13, Durrës, pasi në lagjen nr. 11, në mjetin tip “BMW”, iu gjet e bllokua 72 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal,” shkruhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here