Basha: Rama vendos kush përfiton e kush jo ndihmën ekonomike, fshihet si skuth pas abuzuesve

0
546

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se Rama vendos se kush e merr dhe kush jo ndihmën ekonomike. Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se kryeministri Edi Rama u ka hequr bukën e gojës 20 mije familjeve që s’kane asnjë mundësi tjetër për të mbajtur frymën gjalle. Ai thotë se Rama fshihet si skuth pas abuzuesve.

Statusi i plotë:

Prej 5 vjetesh i perzgjedh Edi Rama kush e merr e kush jo ndihmen ekonomike. Nese ka abuzues, pergjegjesia eshte e tij. Po kjo nuk mund te justifikoje aspak vendimin kriminal per tu hequr buken e gojes 20 mije familjeve qe s’kane asnje mundesi tjeter per te mbajtur frymen gjalle.
Pasi nuk i eci mashtrimi se keta te pamundur preferojne me mire 50 mije leke ndihme se sa nje vend pune me rroge, tani fshihet si skuth pas abuzuesve, a thua nuk eshte vete ky qe ka ndertuar nje qeverisje abuzive, kriminale dhe te korruptuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here