Çfare do te thote “vetting”…

0
4878

Një nga fjalët më të lakuara prej së paku një viti, në media, politikë por edhe në radhët e opinionit publik.

E dikush, për herë të parë hedh dritë mbi etimologjinë e ‘vettingut’. Është pikërisht pedagogu i njohur Erlis Hereni ai i cili na jep një shpjegim tejet interesant për fjalën më ‘trendy’ të kohës, siç e cilëson ai, vettingun.

KOMENTI I PLOTË:

Për fjalën më trendy të kohës: Vetingun!

Etimologjia e fjalës “Vetting” daton në fillim vitet 1860 dhe rridhte nga fjala Veteriner, e përshkruante procesin e kontrollit të shëndetit dhe përputhshmërisë së kuajve të garave, përpara se ata të futeshin në Pistën e Vrapimit.

Rëndësia ekonomike, spektakolare dhe procedurale që mbartte kontrolli i veterinerit në një spektakël kaq popullor, fitimprurës (apo ekonomi shkatërrues), e bëri procesin pagëzor të çdo loj nevoje për kontroll përpara se dikujt ti besohej një detyrë e caktuar.

Pra “Vettingu” është proces kontrolli i detajuar për zyrtarët publikë, që në një shtet të së drejtës duhet të bëhet normalisht nga institucionet ligjzbatuese.

Vettingu nuk është gogol politik, me përjashtim të rastit kur je “kalë me dhëmbë të prishur” nga jonxha me miza apo tërshëra me krimba.

Vettingu nuk është mjet presioni, me përjashtim të rastit kur në dollapin e zyrës kë skelete të fshehur.

Vetingu nuk është rruspë spastrimi, me përjashtim të rastit kur ke bllokuar rrugën e së drejtës me jashtëqitjet shtazore të hedhura vend e pa vend.

Vetingu nuk është parashutë shpëtimi për askënd (zyrtar të paguar nga paratë e qytetarëve), por indicie për tu rikthyer në çdo luge “çorbe” që është gëlltitur si pasojë e angazhimit publik.

Vetingu nuk është sensacion televiziv, me përjashtim të rastit kur je gjithollog apo të kanë thënë se flet bukur.

Vetingu nuk haet, me përjashtim të rasteve kur je grykës për fast-food lajmesh!

Vetingu nuk është ekskluzivitet për gjyqësorin dhe policinë, por është proces verifikimi gjithë përfshirës (me shumë subjekte) me të cilin duhet të merren më shumë institucionet e me sa më pak gjuhët e gjata.

Vetingu pra është për të gjitha kategoritë, një dhundrak, dy thundrakë, dy këmbësh, katër këmbësh etj…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here