Thursday, April 18, 2024
Home Aktualitet Ditët më të ftohta të dimrit, temperaturat do të ulen sërish me...

Ditët më të ftohta të dimrit, temperaturat do të ulen sërish me -5 gradë celsius

0
854

Kjo është java më e ftohtë e dimrit. Meterologët parashikojnë ulje të temperaturave disa gradë nën zero, ndërsa temperatura më minimale -8 gradë u shënua në Peshkopi këtë të hënë.

E marta, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më të ftohta të këtij dimri. Temperaturat do të pësojnë ulje sërish me 5 gradë, dhe reshjet e dëborës do të jenë intensive edhe në jug të vendit.

Metodi Marku: E mërkura dhe e enjtja, të cilat do të kenë mëngjeset më të ftohta që kur mbërriti kjo masë ajri e ftohtë mbi rajonin tonë.

Metodi Marku nga Institutit i Gjeoshkencave, tha se temperatura më minimale u shënua në Peshkopi- 8 gradë celsius.

Metodi Marku: Gjatë natës që vijon ne presim që gjithë territori të prekë zeron ose do të jetë nën zero. Nëse do të flasim për vlerat më të ulëta do të përmendim gjatë natës së kaluar Peshkopinë, që regjistroi -8 gradë celsius.

Trashësia e dëborës do të kalojë 15 cm, ndërsa për drejtuesit e automjeteve rekomandohet që të kenë kujdes nga shtresa të akullit në rrugët nacionale.

Metodi Marku: Ky shqetësim i këtyre reshjeve lokale të dobëta të borës në zonat fushore dhe bregdetare është fakti se gjatë natës do të ngrijë dhe do të krijojë vështirësi për trafikun rrugor për asrye se banorët e këtyre zonave nuk kanë shumë eksperiencë me praninë e akullit mbi asfalt.

Të enjten në mbrëmje do të nisë rritja e temperaturave.

Luhajtja do të jetë e menjëhershme, saqë termometri mund të shënojë edhe vlerë maksimale 20 gradë celsius.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here