Gjiknuri ne prokurori vijojne hetimet e rruges Tirane-Elbasan

0
569

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të marrë ditën e sotme dëshminë e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri lidhur me hetimet për segmentin rrugor Tiranë-Elbasan.

Kështu, pas arrestimit të tre ish-zyrtarëve të ARRSH dhe dëshmive të ish-ministrave si Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj, Gjiknuri do të jetë ministri i 3-të i Transporteve që do të pyetet nga organi i akuzës. Ai ka mbërritur pak minuta më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ishte pikërisht Gjiknuri ai që kallëzoi skandalin e rrugës Tiranë-Elbasan.

 

Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 37 milionë dollarë. Më herët në organin e akuzës ka dëshmuar Afrim Qendro, i komanduar si Drejtor i Autoritetit të Rrugëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here