Wednesday, April 24, 2024
Home Politikë Ikja e gjyqtarëve nga vettingu, Manjani: Reforma ka dështuar, mbron qeveritë e...

Ikja e gjyqtarëve nga vettingu, Manjani: Reforma ka dështuar, mbron qeveritë e korruptuara…

0
602

Ish-ministri i Drejtësisë komentoj vizitën e Presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker. Për Ylli Manjanin ajo duhet vlerësuar me nota pozitive për axhentën e vendit drejt integrimit në BE.

“Vizita e Juncker është një ngjarje pozitive. Duhet ta shikojmë si një ngjarje pozitive. Unë jam nga ata që mendoj se ne kemi bërë, shteti shqiptar, politika shqiptare ka bërë më shumë nga ç’mund të bënte në çështjen e reformës në drejtësi.

Manjani komentoi dhe deklaratën e kryeministrit që e cilësoi sukses tërheqjen nga sistemi të 17 gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ish-ministri i Drejtësisë tha se kjo reformë ka dështuar sepse mbron qeveritë e korruptuara  dhe sulmon bakshishin në gjykatë.

“Problemi kryesor me këtë reformë ka qënë dhe mbetet ky fakt. Zhvendosja e fokusit nga korrupsioni i vërtetë tek bakshishi. E kam thënë këtë gjë dhe vazhdoj ta them. Korrupsioni në një shtet ndodh në qeveri, në tryezën e qeverisë aty ku ndahen paratë. Zhvendosja e kësaj vëmendjeje nga tryeza e qeverisë tek gjykatësit nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka mbrojtur, ka vendosur qeverinë në mbrojtje juridike.

Duke folur për marrëveshjen me Greqinë, Manjani u ndal tek çështja çame e heqja dorë sipas tij e palës shqiptare do ta cilësonte ekzekutivin si qeveri antikombëtare.

“Nëse është i vërtetë edhe fakti tjetër që kanë rënë dakord për ta hequr fare si çështje kjo është një qeveri antikombëtare. Nuk ka asnjë diskutim. CCështja e çamërisë është çështja e Shqipërisë. Është çështje kombëtare. Njësoj sikur vite më parë ne të hiqnim dorë nga çështja e Kosovës”

Manjani apeloi që të ecet përpara me reformën zgjedhore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here