“Jemi te përgatitur per dimrin”, Aksi Koplik – Dedaj – Razem i Hapur, e bllokuar rruga Boge – Qaf Thore”

0
1119

Debora ka mbuluar gjithe Malesine e Madhe, nga brigjet e Liqenit te Shkodres dhe deri ne Alpe, mbi 2600 metra mbi nivelin e detit. Rruga nga Kopliku ne drejtim te Reçi, Shkrelit, Razmes dhe Boges, eshte njera nga dy akset kryesor qe ka Malesia  e Madhe per zona malore, pari eshte aksi  Hani i Hotit – Kelmend. Udhetimi per ne Luginen e Shkrelit ne disa segmente kalon mes pishave, mbi te cilat ka pushuar dëbora. Rruges qarkullojne automjete te ndryshme,qe vine nga shume fshatra te kësaj zone. Trashesia ne Dedaj, qendra administrative e Shkrelit eshte 10 centimtera ndersa ne  piken Turistike te Razmes 15 cenimetra. Rruga vijon per ne Boge e Qaf Thore per te vazhduar ne Thethe, po qe eshte e pamundur te kalohet nga dëbora, tregon Rrok Jakaj nje banore i Boges:

Jakaj thote  se ne Boge trashesia e debores ka arritur ne 20 centimetra, por kjo nuk ben aspak përshtypje per banoret e zone, pas jane mesuar deri me 1 meter debore:

Rrok Jakaj tha se aktualisht nuk ka probleme ne Boge sa i perket furnizimit me energji elektrike dhe uje, por me uljen e temperaturave nuk përjashtohet mundesia qe te kete defekte ne linjat elektrike te tensionit te ulet. Eshte kjo arsyeja qe kërkohet nga OSHE, qe per fshatrat malore te organizoje grupe me specialiste e mjete ne nivel zone, per te nderhyre sa me pare per riparimin e defekteve te mundshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here