LSI skeptike per vettingun ne polici

0
616

LSI shprehet skeptike lidhur me vettingun në polici. Rama duhet të bëjë një “mea culpa” tha kreu i grupit parlamentar të LSI-së nga foltorja e kuvendit gjatë seancës së sotme të kuvendit ku diskutohet pr/ligji i vettingut për policinë.

Petrit Vasili” Pra kemi pasur një polici që ishte më e besuar se Zoti vet dhe sot kemi një veting që do të vetojë “mbi Zotin”. Kjo është sfida që na kanë prurë ne sot përpara. Tani, a ka mundësi që ne të marrim një mekanizëm vetingu që do të vetojë një polici që është më e besuar se Perëndia vet? S’e kam thënë unë! 

“Procesi duhet të jetë i besueshëm, – ka shtuar Vasili – jo politik, të ishte një polici e ndershme, e paanshme,efektive dhe të mos kishte mijëra gjoba për objektiv.” Sipas deputetit Vasili, mazhoranca, e në veçanti kryeministri i vendit duhet të bënte një “mea culpa” të thellë në mënyrë që të dukej se ka një qasje të re të pranimit të fajit publik.

Petrit Vasili“Mea kulpa e thellë e vertetë do ndikonte që të thoshim ka një qasje të re ndaj pranimit të fajit publik. Ka një hapsirë reflektimi, nëse do jetë rivlerësim dhe jo riciklim, për të evituar procesin e riciklimit. Ndërtimi i një policie njerëzore, normale, të besueshme do ishte kontributi që do jepnim edhe ne si opozitë në këtë proces.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here