Wednesday, April 24, 2024
Home Aktualitet Ministrja Gjonaj pret kreun e antimafies italiane

Ministrja Gjonaj pret kreun e antimafies italiane

0
773

 

Në vijim të takimeve në Tiranë, prokurori i antimafies italiane De Raho ka zhvilluar një takim me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila thekson se bashkëpunimi me këtë autoritet do të forcohet në të ardhmen.

Gjonaj: Sot në një takim të rëndësishëm me z. De Raho, prokurorin kombëtar italian Antimafia! Çmoj bashkëpunimin e deritanishëm me Prokurorinë antimafia italiane e cila do të forcohet më tej në të ardhmen falë dhe marrëveshjes dypalëshe me Ministrinë e Drejtësisë Italiane!

Vlerësoj z. De Raho dhe Prokurorinë antimafia italiane për mbështetjen dhe bashkëpunimin që do t’i ofrojë Ministrisë së Drejtësisë në marrëdhëniet juridiksionale dypalëshe me qëllim rritjen me efikas të rezultateve ndaj luftës kundër krimit të organizuar transnacional.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here