Saturday, April 20, 2024
Home Politikë Presidenti i KE, Juncker: Nuk ka datë për hapjen e negociatave, Rama:...

Presidenti i KE, Juncker: Nuk ka datë për hapjen e negociatave, Rama: Kemi bërë detyrat!

0
743

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, nuk ka dhënë datë për hapjen  e negociatave të Shqipërisë me BE.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama pas takimit që pati me të në Kryeministri, Juncer vlerësoi reformat dhe nxiti qeverinë të vijojë në këtë rrugë.

Juncer nënvizoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhin të gjitha konfliktet, përfshirë dhe  ato territoriale, para anëtarësimit në BE.

Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër theksoi se Shqipëria e meriton votën pro çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Ai tha se të gjitha detyrimet mbetura nga viti 2016 kur KE ka rekomandoi hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE janë përmbushur dhe theksin e vuri tek vettingu por edhe lufta kundër krimit të organizuar.

 Jean Claude JunckerShqipëria për mua nuk ka asgjë të habitshme, e njoh nga larg por jo mjaftureshëm. Megjithatë mund të jap një gjykim paraprirës për atë se çfarë përbën forcën e këtij vendi dhe vazhdoj me Kryeministrin.Janë bisedime që kanë filluar prej një kohe të gjatë.Kur kam ardhur në vizitën time të parë në Tiranë, kryeministri ishte kryebashkiak i Tiranës. Dëgjova rezervat që shprehën të tjerët në lidhje me të. Për ne Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria veçanërisht janë vende miq, aleatë dhe partnerë që kanë një perspektivë europiane sepse Shqipëria është një vend thellësisht europian. Ne jemi ndarë nga të papriturat e historisë për një kohë të gjatë por tashmë nhuk duhet humbur kaq shumë kohë sa na ëShtë dashur për tu ndarë. Bëhet fjalë për të rishikuar historinë përmes pajtimit. Konstatoj me kënaqësi që Shqipëria nuk pushon së akumuluari progres sepse ka marrë shumë reforma strukturore në shumë fusha, në jetën tuaj kombëtare, të cilat janë impresionante dhe këto progrese janë mbresëlënëse. Nëse këto vazhdojnë në këtë rrugë reformash, kjo do ti lejojë Shqipërisë që Komisioni Europian të rekomandojë hapjen e negociatave.

Nuk kam ardhur për t’iu bërë premtime bosh, është shumë e lehtë për kënaqësi t’ju them se në këtë datë do të fillojmë negociatat por nuk është ky qëllimi im. Vetëm mund të inkurajoj Shqipërinë të vazhdojë reformat e rëndësishme që janë ndërmarrë në luftën kundër krimit, vettingu, organizimi i gjykatave. Ne do të jemi përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar të përgatisë anëtarësimin.  Në mënyrë që vende të tjera të bashkohen me BE do të na duhet që të gjitha problemet, grindjet, ndërmjet vendeve kufitare të jenë të zgjidhura deri në datën e anëtarësimit. Vetëm mund të inkurajoj atë që Shqipëria kërkon tu japë fund konflikteve territoriale sepse kjo është një provë për angazhimin e Shqipërisë për tu bërë sa më shpejt anëtare e BE.Deri atëherë mbështesim Shqipërinë në të gjitha përpjekjet, edhe në përmirësimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor. Dal nga bisedimi me kryeministrin duke rikonfirmuar se vendi natyrshëm i Shqipërisë është në gjirin e BE.

Edi Rama: Kjo vizitë është përmbushja e një zotimi të vjetër por të mbajtur në momentin më të mirë të mundshëm. Vjen pak kohë përpara momentit të vendimarrjes për rekonmandimin e Komisionit Europian për çeljen e nevgociatave me Shqipërinë dhe pak pas publikimit të strategjisë së re të zgjerimit që përbën një bazë inkurajuese për të gjitha vendet e rajonit tonë. Ne u takuam në dhjetor në Bruksel dhe sot pata mundësinë dhe privilegjin ta informoj nga afër Presidentin për zhvillimet e reja, ecurinë e reformave dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar të jetë nga njëra anë në një proces intensiv përafrimi me BE përmes punës së përditshme në vendin tonë dhe nga ana tjetër një aktor konstruktiv për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e fqinjësisë së mirë për gjithë rajonin.

Komisioni ka rekomanduar që në nëntor të 2016 çeljen e negociatave të anëtarësimit mes BE dhe Shqipërisë duke nënvizuar domosdoshmërinë e çuarjes përpara të reformës në drejtësi dhe zbatimin konkretisht të procesit të vettingut. Në momentin e daljes së atij rekomandimi ne ende nuk kishim kaluar ligjin për vettingun gjë që ka ndodhur dhe nuk kishim nisur punën konkrete për vettingun gjë që po ndodh. Sot që flasim ne numërojmë plot 17 prokurorë dhe gjykatës të niveleve më të larta të gjyqësorit shqiptar që janë tërhequr nga procesi i vettingut, që faktikisht nuk do të jenë më pjesë e sistemit gjyqësor. Një tregues i qartë që vettingu ka filluar të funksionojë si një shtysë e fuqishme drejt realizimit të objektivit të një sistemi drejtësie të ri dhe të pavarur. Nga ana tjetër informormova po ashtu Presidentin se presim në javët në vazhdim edhe çeljen e çështjeve konkrete dhe rezultate konkrete nga ana e komisioneve të vettingut. 

Gjithashtu ka hyrë në proces aksioni kombëtar kundër krimit të organizuar “Forca e Ligjit”, ka hyrë në proces reforma e derregullimit që synon lehtësimin e konsiderueshëm të barrës së burokracisë për qytetarët me efekt të drejtëpëdrejtë luftën kundër korrupsionit në marrëdhëniet e qytetarëve me shtetin në gjithë linjën e shërbimeve të shtetit dhe ka hyrë në proces një transformim rrënjësor në marrëdhëniet e drejtësisë me qytetarët përmes ndryshimit të prokurorit të përgjithshëm dhe çeljes së një sërë dosjeve që prej kohësh flinin në prokurori. 

Vendosmëria jonë mbetet e palëkundur sespe vetëdija jonë është se reformat e integrimit nuk janë të domosdoshme se na i kërkon Brukseli, nuk janë të detyrueshme se na i kërkon Brukseli por janë të domosdoshme dhe të detyrueshme se i kërkon Shqipëria dhe është borxhi që i kemi gjeneratës tjetër. Ky është një proces unikal i pazëvendësueshëm për shtetbërjen dhe funksionimin e institucioneve demokratike në vendin tonë. Për ne integrimi në BE nuk është një udhëtim për të shkuar gjetkë por është një përpjekje për të ndërtuar Shqipërinë europiane këtu në vendin tonë.

Dua ta përsëris se besoj fort se e meritojmë rekomandimin e plotë dhe të pastër dhe besoj se vendet anëtare do t’i përgjigjen pozitivisht votimit për hapjen e negociatave, pasi i kemi bërë me përpikëri detyrat e shtëpisë. Keqardhje që nuk ju pritëm dot me një mot tipik shqiptar dhe mesdhetar, por ju bëmë të ndjeheni si në Bruksel, me shi, gri dhe mërzi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here