Rama ne Londer cilesohet si “provokativ”

0
895

Kryeministri Edi Rama, në Londër, aty ku po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, mes kryeministrave të tjerë, ka mbajtur një fjalim të shkurtër ku ka folur për Shqipërinë turistike.

Por ndërsa Rama ftoi këdo të vinte të eksploronte në Shqipëri, një e qeshur u dëgjua nga salla.

Nuk ka ndenjur indiferent kryeministri duke pyetur “Ç’ka për të qeshur?!”

E PLOTË:

Rama: Të gjithë e dinë që ne kemi potencial në sektorin energjitik, nënshkruam një kontratë të madhe me SHELL dhe kemi optimizëm të arsyeshëm se ka burime të reja të mëdha të gazit, të naftës në Shqipëri e për rajonin. Do doja të thkesoja turizmin si fokusin kryesor për 10 vitet në vijim se ka një kërkesë të madhe dhe po rritet shumë. Operatorët tonë turistikë janë të detyruar të kthejnë mbrapsht 25% të kërkesës për shkak të mungesës së infrastrukturës tonë pritëse.

Edhe njëherë, kushdo që vjen të shqyrtojë mundësi eksplorimi turizmi në nivel të lartë dhe jo vetëm do fitojnë një pasuri… jemi të sigurtë për këtë…

(Nga salla dëgjohen të qeshura…)

Rama: Ca arsye ka për të qeshur, nuk prisja këtë të qeshur optimizmi. Ka një arsye të madhe për të ardhur në Ballkan se nuk është ansjëherë i mërzitshëm. Po shoh gjithnjë e më shumë investues të depresionuar në Londër, Ballkani është një destinacion i rëndësishëm për të ngritur moralin

Gazetari që moderonte konferencën: Kjo më pëlqen te ju zoti Rama se jeni provokativ.

Rama: Më duhet t’ju korrigjoj, është e vërteta provokative. Duke qenë gjithë kohën në ujë e duke mos thënë të vërtetën …kjo është shumë e mërzitshme!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here