Reagon Bushati pas deklaratave të Presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker

0
829

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker për mundësitë që ka Shqipëria për integrimin në Europë, duke thënë se fjala e Juncker është inkurajim për të vijuar kursin e reformave në vend pavarësisht gjithçkaje.

Sipas Bushatit, 2018 përbën një mundësi të artë për të avancuar me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

REAGIMI I PLOTË:

“Mesazhet e Presidentit të Komisionit Europian Juncker për ecurinë e reformave shtetkonsoliduese në Shqipëri janë inkurajim për të vijuar me kursin e reformave pavarësisht pengesave dhe vështirësive. Politika jonë e jashtme në rajon, e karakterizuar nga dinamizmi konstruktiv, trajtimi me realizëm e përgjegjshmëri i çështjeve ende të hapura në planin dypalësh, sikundër linjëzimi me politikën e jashtme të BE-së, janë asetë që e bëjnë të dallueshme Shqipërinë në rajon. Viti 2018 përbën një mundësi të artë për të avancuar në procesin e anëtarësimit në BE.”-ka thënë Bushati

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here