Situata me deboren ne qarkun e Shkodres deri ne oren 13:00. Ne Qafe Thore 2. 5 meter bore

0
1195

Qarku Shkodër.

Bashkia Shkodër:

Aksi rrugor Shkodër-Theth është i bllokuar në Qafë Thore pasi ka rreth 2.5 m dëbore.

Aksi rrugor Shkodër-Breg Lumi, tek “Mali i Shoshit” ka rreth 35 cm dëborë. Ky aks rrugor është i kalueshëm me zinxhirë vetëm nga mjete të larta.

Nuk ka energji elektrike në fshatrat Pult, Shosh, si rezultat i këputjes së linjave elektrike nga era e fortë.

Bashkia Vau Dejës:

Akset rrugore janë të kalueshme pa probleme.

Bashkia Pukë:

Ka rreth 5 cm dëborë dhe kjo sasi dëborë është e bartur për shkak të erës së fortë, por nuk ka krijuar probleme në territorin e kësaj bashkie.

Bashkia Fushë-Arrëz:

Vazhdojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar dhe trashësia e saj në Qafë-Mali dhe Qafë-Shllak është rreth 40 cm.

Aksi rrugor rural Fushë Arrëz-Iballë është i bllokuar në vendin e quajtur “Laku i Ballshit”, ku ka rreth 40 cm dëborë. Ky aks është i kalueshëm me vështirësi.

Deri tani akset e tjera rrugore janë të kalueshme me zinxhirë. Vazhdon puna me dy borëpastruese në segmentet rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak.

Nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike.

Bashkia Malësi e Madhe:

Aksi rrugor Qafa e Bordolecit-Vermosh ka rreth 40 cm dëborë dhe kalimi i automjeteve bëhet me zinxhirë.

Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, ndërsa i pa kalueshëm është segmenti Bogë-Qafë Thore.

Aksi rrugor Koplik-Hot është i kalueshëm pasi po punon firma “Geci”, e cila ka marrë të gjitha masat për mirëmbajtjen e tij.

Aksi rrugor Tamarë-Qafa e Bordolecit-Vermosh është i kalueshëm dhe po mirëmbahet nga bashkia me mjetet e saj. Trashësia e dëborës në këtë aks rrugor varjon nga 10-30 cm.

Aksi rrugor Koplik-Dedaj-Razëm është i kalueshëm dhe po mirëmbahet nga forcat dhe mjete e firmës “Abazi”. Trashësia e dëborës në këtë aks rrugor është rreth 20cm.

Aksi rrugor Dedaj-Bogë është i hapur dhe po mirëmbahet nga bashkia. Trashësia e dëborës në këtë aks rrugor është rreth 20 cm.

Në të gjithë territorin kodrinor/fushor edhe rrugët rurale janë të hapura. Trashësia e dëborës është 2-3 cm dhe deri tani nuk ka asnjë problematikë për komunitetin.

Në segmentet rrugore Qafë Bene-Rrëshen dhe Qafë Mali-Fierzë reshjet e dëborës janë më intensive, por pastrimi i tyre bëhet në mënyrë të vazhdueshme nga borëpastrueset, pasi dhe kryhet edhe hedhja e kripës në rrugë për të mos lejuar ngrirjen e saj.

Nga Institucioni i Prefektit po vazhdon të monitorohet situata dhe po bashkëpunohet intensivisht me strukturat e KESH, Drejtorinë Rajonale të Kullimit, DBUMK, Autoritetin Verior, strukturat e policisë dhe ushtrisë, për mbajtjen nën kontroll të situatës për mirëmenaxhimin e situatave të pritshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here