Saturday, April 20, 2024
Home Politikë Vasili: Vdekjet nga zemra dhe kanceri në rritje, përse shërbeu check up?

Vasili: Vdekjet nga zemra dhe kanceri në rritje, përse shërbeu check up?

0
707

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në një lidhje me statistikat e INSTAT për rritjen e vdekshmërisë nga kanceri dhe zemra.

Në një status në FB, Vasili thotë se për çfarë shërbeu check up, kur ky numër është në rritje.

Sipas Vasilit check up ishte një shpërdorim kriminal i parave të një mjekesie që vuan nga një nivel shumë i ulët financimi.

Reagimi i Vasilit

Vdekjet nga zemra dhe kanceri janë shtuar dukshëm, po check up përse shërbeu ??

INSTAT konfirmon edhe për 2017 një rritje të vazhdueshme e të theksuar të vdekjeve nga sëmundjet kardiake në grup moshat 45-60 vjeç por edhe më të reja. Po e njëjta rritje e theksuar është edhe te semundjet tumorale me shtrirje nga 40- 60 vjeç.

Të gjitha këto grup mosha janë të mbuluara nga check up.

Kam kërkuar në sallën e parlamentit se cilët janë treguesit, që provojnë përmirsime pas fillimit disa vjeçar të chek up dhe kërkova sa është ulur vdekshmëria nga kanceri dhe sëmundjet kardiake që janë edhe shkaktarët kryesore të vdekjeve.

Përveç entuziazmit oligarkik dhe injorant të xhepave të mbushur të kryeministrit dhe të ministres së tij, nuk kishte asnjë përgjigje profesionale.

Keto shifra flasin vetë dhe check up ishte një shpërdorim kriminal i parave të një mjekesie që vuan nga një nivel shumë i ulët financimi.

Kur shkollepakësia bëhet bashkë me grykësine ndodhin vetëm tragjedi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here