Kontratat e ujit, skadon afati per familjaret, Molla: Janar-Shkurt jane hapur rreth 1300 kontrata te reja..

0
1139

1 marsi shenon zyrtarisht perfundimin e afatit per veterregullimin e abonenteve familjar me ujesjelles-kanalizimeve. Drejtori Mark Molla tha se muajt janar  jane hapur rreth 900 kontrata  te reja ndersa ne muajin shkurt mbi 300 te tilla. Paralel me kontratat hapen edhe akt-marreveshje per debitoret.

Ndonese nuk dha shifra, titullari i ujesjelles-kanalizimeve tha se qellimi eshte ndergjegjesimi dhe rritja e performances, pasi masat administrative jane hallka e fundit.

Ne terren jane 4 grupe kontrolli te cilet kete te enjte kane qene ndare ne Velipoje, Gur te zi dhe ne 2 lagje te qytetit ne Shkoder. Pas bizneseve tashme nuk ka me tolerance as per familjaret, nga sot lidhjet e paligjshme shoqerohen me procedime penale dhe gjoba.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here