Wednesday, April 24, 2024
Home Arsim Matura asnjë ndryshim, pas 15 marsit maturantët do të plotësojnë formularin A1

Matura asnjë ndryshim, pas 15 marsit maturantët do të plotësojnë formularin A1

0
874

Kriterët për Maturën Shtetërore as këtë vit nuk do të pësojnë ndryshime. Ministrja Lindita Nikolla apeloi maturantët që të tregojnë kujdes në marrjen e vendimeve, ndërsai ftoi ata që të zgjedhin programet e edukimit, ku për nxënësit ekselentë kostot do të mbulohen nga qeveria.

Matura Shtetërore edhe këtë vit nuk do të ketë asnjë ndryshim deri në vitin 2019 kur janë paralajmëruar disa ndryshime.

Gjatë një bashkëbisedimi me maturantët, Ministrja Lindita Nikolla tha kriteret do të jenë të njëjta si një vit më parë, ndërsa plotësimi i formularit A1 pritet të nisë pas datës 15 mars ku edhe vendoset për lëndët me zgjedhje.

Pranë çdo gjimnazi këtë vit do të ketë qendra informimi, ku maturantët do të njihen me kriteret.

Nikolla: Ju mund të konsultoni si websitet e Universiteteve po ashtu dhe një faqe të dedikuar këtij procesi që është faqja U-Albania dhe ku secili prej jush keni të gjithë hapësirat e dedikuara, informacionet e nevojshme për programet e studimit.Është shumë e rëndësishme që ky proces të bëhet duke marrë gjithë kohën dhe qetësinë personale pa dëgjuar të tjerë, shokë tuaj për eksperiencat e tyre.

Ministrja ftoi maturantët që të aplikojnë për programet e edukimit.

Nikolla ritheksoi se për nxënësit me rezultate të larta që do të zgjedhin mësuesinë, kostot e studimeve do të mbulohen nga qeveria.

Edhe këtë vit maturantët do t’i nënshtrohen pesë provimeve.

I pari do të jetë ai i Gjuhës së Huaj dhe do të zhvillohet me datën 4 qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here