Temperaturat e ulëta rrezikojnë perimet ne sera, Idrizi: Fermerët nuk kane mundësi te sigurojnë ngrohje

0
1295

Nëse vazhdon ulja e temperaturave edhe për pak dite, atëherë perimet e mbjella ne sera dëmtohen dhe duhen mbjelle përsëri nga e para. Sallata, speci, domatja, bishtaja dhe trangulli, janë kulturat kryesore qe kane mbjelle fermerët e Kosmaçit, per te dale sa me heret ne treg, por u tremben ndryshimeve te motit ditet e fundit, thote kryetari i këtij fshati, njeheresh fermer, Halim Idrizi:

Nese temperatura  brenda ne sera bie ne -1 grade, qe do te thote ngrirja e plasmasit te serave, atehere te gjitha prodhimet e mbjella demtohen, pasi fermeret nuk kane mundesi qe te aplikojne ngrohje ne sera:

Eshte folur shume per subvencionet , por deri tani ato nuk ka mberritur tek fermeret e Kosmaçit:

Kosmaçi eshte fshati me sipërfaqen me te madhe te serave ne Shkoder, me mbi 70 hektare nga 90 hektare sera qe ka gjithsejte njesia administrative Bushat:

Nese tregohet kujdes per te ndihmuar fermeret e Kosmaçit me 470 sera qe ata kane ndertuar deri sot, atehere jane ne gjendje qe te furnizojne gjate gjithe vitit tregun e Shkodres me prodhime te freskëta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here