Dita e trete e shkarkimeve nga HC Vau Dejes, nuk ekzistojne kushtet per perseritjen e permbytjeve 2010-2011…  

0
1490

Është dita e trete qe kane rifilluar shkarkimet ujore nga hidrocentrali i Vau Dejës, nëpërmjet tunelit te Zadejes. Sasia e ujit qe po shkarkohet është mesatarisht 400 metër kub ne sekondë, një sasi kjo normale për te krijuar hapësire rezerve ne liqenin e këtij hidrocentrali. Shkarkimet rifilluan pasi pushuan reshjet e dëborës ndërkohe qe stacionet e metereologjike paralajmëruan për ngritjen graduale e temperaturave te shoqëruara me reshje shiu.

Ne këto kushte, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka bere te ditur se po e menaxhon me kujdes kaskaden e Drinit, pasi tendenca është për shtimin e prurjeve ujore. Për këtë arsye, shkarkimi i kontrolluar nga hidrocentrali i Vau Dejës besohet se krijon një rezerve për te qene te përgatitur për prurjet e ujore ne rritje  qe mund te këtë këto dite ne hidrocentralin e Fierzës. Manovrohet me këtë skeme,  me qellim qe te mënjanohet rreziku i përmbytjeve ne zonën e Nënshkodrës.

Faktikisht Fierza ka edhe 5 metra kuote rezerve për te mbërritur ne piken maksimale. Specialistet kane pohuar se kjo kuote është e pranueshme për  depozitimin e prurjeve ujore ne rritje, por e rëndësishme është qe te mos zgjasin shume, pasi ne te kundërtën nuk përjashtohet mundësia e shkarkimeve ujore nga Fierza. Pra, jemi ne një situate ku nuk ka vend as për entuziazëm dhe as për shqetësim ekstrem, por për një vlerësim realist te gjendjes dhe menaxhim te kujdesshëm te ujerave ne tre hidrocentralet e Kaskades se Drinit, Vau Dejës, Koman dhe Fierze.

Aktualisht këto hidrocentrale po prodhojnë kapacitetin maksimal te tyre, mbi 28 milion kilovator energji elektrike ne dite, dhe ne te njëjtën kohe po bëhen shkarkime te kontrolluara nga Vau Deje, ne kushtet kur prurjet ujore janë mesatarisht 800 metër kub ujë ne sekondë.  Gjithsesi, për mënjanimin e rrezikut te përmbytjeve ne zonën e Nënshkodrës, mund te flitet me siguri pas disa ditësh, nëse nuk shtohet intensiteti i reshjeve dhe i prurjeve ujore ne kaskaden e Drinit.

Por sido qe te jete situata, e sigurt është se nuk ekziston asnjë kusht për tu përsëritur përmbytjet e viteve 2010-2011 ne Shkoder, pohojnë specialistet e hidrocentraleve te kaskades se Drinit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here