Mungon ndriçimi i rruges ! Qytetaret: Nese vazhdon kjo gjendje, nuk do ti paguajm taksat

0
849

Ofron mbremja dhe bashke me te edhe errësira e rruges, pasi ka nje muaj qe nuk funksionin  sistemimi i ndriçimit. Eshte nder rruget kryesore te Shkodres segmenti qe fillon nga rrethrrotullimi tek shkolla pyjore, kalon nga varrezat katolike dhe vijon prane spitalit e deri ne afersi te Drejtorise se Policise, por asnje nga ndriçuesit anesor nuk ndizet. Gjithçka mbetet vetem ne  meshiren e drites se automjeteve.  Banoret ne pallatet prane varrezave thone se mungesa e ndriçimit ka krijuar nje situate te rrezikshme per qytetaret gjate oreve te mbrëmjes:

Ashtu si gjithe te tjeret, edhe keta i paguajn rregullisht taksat, perfshi edhe per ndriçimin, por përderisa nuk u sherbehet, atehere pyesin se pse duhet ti paguajne ato ?

Mes Bashkise Shkoder dhe Autoritetit Rrugor ka dy vitet qe ka mosmarrëveshje per pagesen faturave te ndriçimit te unazes ! Bashkia thote se nuk paguaj pa marre rruget ne dorezim, autoriteti rrugor kunderpergigjet se bashkia nuk eshte interesuar fare per kete problem dhe i zvarrite qëllimisht. Nje siuate skandaloze, kjo per qe nuk ka lidhje me kete segment rruge, pasi ky eshte administruar gjithnjë nga Bashkia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here