Permiresohet situata ne Qarkun Shkoder, Bashkia kerkon informacion nga KESH per shkarkimet

0
744

 

Situata ne territorin e Bashkise Shkoder eshte permiresuar, ne krahasim me 3 ditet e kaluara. Reshjet e debores vijojne ne zonat e thella malore, por me intensitet te ulet. Rruga Prekal-Theth vijon te jete e bllokuar, në segmentin rrugor të Malit të Shoshit. Rruga për në fshatin Bruçaj, NJesia Administrative Pult është e bllokuar. Po ashtu të bllokuara janë edhe rruga e fshatit Mazrek dhe Shpor në NJesine Administrative Gur i Zi.

Furnizimi me energji elektrike paraqitet normal përveç ndërprerjes se përhershme në disa fshatra të NJesise Administrative  Pult. Procesi mësimor ka vazhduar rregullisht në pjesën më të madhe të territorit, në disa shkolla me numër të reduktuar nxënësish. Përjashtim bëjnë shkollat në NJesine Administrative  Shalë, Pult dhe Shosh ku procesi është i ndërprerë tërësisht me ndonjë përjashtim të vogël. Rrjetet e tjera te shërbimeve publike kane funksionuar normalisht.

Nuk jane raportuar  raste të emergjencave mjekësore kete te premte. Në Pult është lajmëruar bllokimi dhe nevoja e disa fermerëve për bazë ushqimore për kafshët. Bazuar në informacionet e Instituti i GJEUM, behet me dije  se me vazhdimin e reshjeve si dhe për shkak rritjes së pritshme të temperaturave gjate ditëve të ardhëshme, mund te kemi prurje të mëdha në bazenet ujëmbledhës të lumenjëve Drin e Buna. Duke parashikuar edhe shkarkimet e mundëshme nga hidrocentralet, mund të krijohet probleme në disa fshatra të NJA Gur i Zi, Ana e Malit dhe Dajç të Bashkisë Shkodër.

Po ashtu edhe përrenjtë malorë mund te kenë prurje te mëdha, gjithmonë sipas parashikimeve edhe nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Bashkia Shkoder, kerkon qe  KESH, i cili  bën menaxhimin e digave të HEC-eve, duhet të ketë një plan- protokoll veprimi, i cili duhet të parandalojë sa më shumë të jetë e mundur problemet që mund të krijohen nga shkarkimet. Njëkohësisht, bashkia kerkon njoftimin e pandërprerë, periodik dhe në kohën e duhur për të minimizuar maksimalisht dëmet e pritshme të mundshme nga një situatë që ne dëshirojmë ti paraprijmë në mënyrë parandaluese.

Bashkia Shkoder vazhdon te këtë ne gatishmëri mjete teknike dhe burime njerëzore për sigurimin e shërbimeve publike normalisht. Edhe ne Bashkine e Pukes reshjet e debores jane dnerprere, teksa vijon puna per hapjen e rrugeve ne disa njesi administrative si dhe rruget ne brendesi te fshatrave. Pervec njesise iballe, nuk raportohet te kete zona te tjera te bllokuara

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here