Takimi i presidentit me Komisionin e Jashtem,ja çfare ka thene Meta

0
595

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve dhe të fqinjësisë së mirë me Greqinë  dhe informoi deputetët me qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje duke nënvizuar se për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet.

Presidenti Meta vlerëson frymën bashkëpunuese dhe konstruktive, që karakterizoi bashkëbisedimin me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here