Drejtuesi i FundjavëNdryshe, Arbër Hajdari, thotë se familjet e varfra nuk mund të trajtohen pafundësisht me ndihmë ekonomike por shteti duhet të krijojë mekanizma për t’i nxjerrë nga varfëria.
Hajdari: Ka shumë familje që kanë abuzuar dhe nuk i takon ndihma ekonomike. Ashtu sikurse është një numër i madh familjesh që e meritojnë ndihmën ekonomike dhe nuk e marrim.
Familjet nuk mund të dalin nga varfëria me një ndihmë ekonomike. Organet shtetërore duhet të krijojnë mekanizma që këto familje të dalin nga varfëria. Ne nuk mund t’i mbajmë këto familje me 80 mijë lekë në muaj.
Tani është rritur numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë pasi nuk e marrin as atë ndihmë sociale.
Në fshatra të thella të Shqipërisë ka shumë familje që janë në kushte më të rënda.
20 mijë është një shifër e madhe, numri është akoma më i madh edhe kur ishin këta 20 mijë në ndihmë.
Gjithmonë kemi ngritur zëri që duhet rritur buxheti për ndihmën ekonomike edhe për numrin e tyre.