Oboti nuk rrezikon te permbytet, niveli i Bunes nen kontrollin e specialisteve te KESH-it…     

0
1271

Niveli i ujerave te Bunës ne Obot, njësia administrative Ana e Malit, është treguesi me i qarte për rrezikun ose jo te përmbytjeve ne zonën e Nënshkodrës. Por edhe pse është dita e katërt qe nga Hidrocentrali i Vau Dejës kane rifilluar shkarkimet me 400 metër kub ujë ne sekondë, e gjithashtu ka pasur edhe reshje, rezerva e Bunës është edhe rreth 2 metra, ndërkohë qe ne krahasim me fundin e muajit nëntor niveli është rritur me 1.5 metra. Jemi pikërisht ne piken qe kontrollohet nga specialistet e hidrocentralit te Vau Dejës dhe vendosin edhe shenja për te vëzhguar e krahasuar rritjen ose rënien e nivelit te ujit. Njeri nga banoret e zonës, i cili prej rreth 30 vitesh punon këtu me lundra, tregon se mbrëmë niveli Bunës ka qene 50 centimetra me i larte:

Por edhe pse rezerva e Bunës është e konsiderueshme për te dale ne sipërfaqe, frika për përmbytje nuk ka kaluar akoma, pasi kujtojnë shkrirjen e shpejte te dëborës ne male:

Pavarësisht reshjeve te ditëve te fundit, prurjeve te përrenjve apo edhe problemeve me kanalet kulluese me tombina te bllokuara, ne hapësirën e fshatit Obot nuk ka sipërfaqe toke nen ujë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here