Friday, April 19, 2024
Home Sport Rikthehet sy shqiponja, Prenga sfidon kanadezin Chemelli

Rikthehet sy shqiponja, Prenga sfidon kanadezin Chemelli

0
1116

Sy shqiponja rikthehet në ring.

Pas titullit Kampion Bote në KickBox, Kristian Prenga ka zgjedhur Kanadanë për të ngjitur hapat në boksin profesionist.

Përmes rrjeteve sociale, boksieri me origjinë nga Mirdita ka lajmëruar të gjithë sportdashësit dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen se sfida e radhës do të zhvillohet më 24 mars dhe si kundërshtarë do të ketë kanadezin Tim Chemelli.

Pavarësisht moshës madhore, 36 vjeçari kanadez ka një karrierë jo shumë të pasur në ring. Momentalisht Chemelli ndodhet në vendin e 9-të nga 24 boksierë kanadez, ndërsa në ranglistën botërore mban vendin e 270 nga 1214 boksierë.

Në krahun tjetër, 27 vjeçari Prenga mban vendin e 248 nga 1214 boksier.

Njoftimi i Kristian Prengës në rrjetet sociale:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here