Rruga burim aksidentesh! Asnje nderhyrje nga ARRSH per aksin e vjeter Shkoder – Vau Dejes…

0
1446

 

Shqetësimin për gjendjen në të cilën ndodhet kjo rrugë e ngrëne edhe banorët e fshatrave të njësisë administrative Gur i Zi. Ata thonë se frika për të lëvizur është e madhe, e veçanërisht për fëmijët, ku një pakujdesi e vogël mund t’u kushtojë jetën.

Për mbi apo nënkalime as që mund të flitet, ndërsa sinjalistika është e pjesshme. Gjatë natës ndriçimi në pjesën më të madhe të këtyre kilometrave mungon tërësisht. Amortizimi i rrugës është një fenomen që ka nisur vite me parë, e në vend që të frenohej me ndërhyrje nga autoriteti rrugor Shqiptar që ka në varësi segmentin e vjetër që lidh Shkodren me Vau Dejesin, është kaluar me indiferentizëm. Pasojat i vuajnë të parët drejtuesit e automjeteve dhe familjet që kanë shtëpitë në dy anët e rrugës, por edhe ata që zgjedhin udhëtimin përmes ketyre kilometrave. Disa herë është apeluar për zgjidhje, por fatkeqësisht zëri i këtij komuniteti siç ndodh rëndom ka rënë në vesh të shurdhët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here