Deani i vogël është 18 mujash, sot po merr shërbimin mjekësor në pediatrinë e QSUT pasi kaloi ditë të vështira me temperaturë të lartë dhe vështërsi të frymëmarrjes. Deani është nga Qarrishta e Librazhdit dhe u transportua me helikopter në QSUT, pasi familja dha alarmin SOS, dhe ndërhyje me automjete ishte e pamundur për shkak të terrenit malor dhe dëborës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe deputeti Taulant Balla e vizituan atë në shërbimin e QSUT. Ministrja Manastirliu falënderoi bluzat  e bardha për përkushtimin në përballimin e emergjencave.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal dhe në Urgjencën e QSUT-se ku deklaroi se brenda javës që vjen do të zhvillohet konkursi për mjekë urgjentistë, që do ti bashkohen ekipit aktual të mjekëve në urgjencën qendrore.

Sipas Manastirliut, edhe programet e patronazhit dhe bonusit po ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e fluksit në QSUT dhe po mundësojnë ofrimin e shërbimit të specializuar afër vendbanimeve të qytetarëve.

LEAVE A REPLY