Kryeministri i Shqipëri Edi Rama dha lajmin e mirë se në verë do të ketë nisë fluturimi direkt nga Izraeli për në Shqipëri.
Deklarata u bë nga Uashingtoni kyu kryeministri Rama foli në Konferencën Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike.
Rama: Për herë të parë këtë vit do të kemi një fluturim të drejtpërdrejtë nga Izraeli në Shqipëri gjatë periudhës së verës.
Dua që ajo çka njëherë e një kohë përkufizohej si toka e dytë e hebrejvë të bëhet shtëpia e dytë për pushime, kështu që jeni mjaft të mirëpritur në Shqipëri.