Situata në ultësirën e Shkodrës paraqitet alarmante dhe kanë nisur shkarkimet nga Hidrocentrali i Fierzës.
Prurjet në Fierzë janë 1300 m3/s si pasojë e rreshjeve të shumta gjatë ditëve të fundit dhe shkrirjes së dëborës. Ndërsa shkakrimi po bëhet me 400 m3/s dhe pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme.
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia dha alarmin lidhur me situatën e rënduar në një status në Facebook
Postimi i plotë
“Situatë alarmante në ultesirën e Shkodrës!
Rritet siperfaqja e tokës së përmbytur në Anën e Malit. Rruga që lidh fshatin Obot bllokohet. Hera e tretë brenda dy muajve që këto zona përmbyten.
Fusha e Muriqanit sot pasdite. Niveli i ujit vazhdon të rritet.
Mendohet që kjo situatë ka ardhur si pasojë e hapjes së portave të hidrocentralit edhe pse ka mungesë të plotë informacioni”.