Ministri i Financave, Arben Ahmetaj në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se ekonomia është në rritje, dhe akuzoi opozitën se po hedh baltë, duke qenë se përpara kemi hapjen e negociatave.
Pas përfundimit të fjalës së tij në Kuvend, ish-kryeminstri Berisha kundërshtoi rritjen ekonomike që foli ministri i Financave.
Ndërkohë Ahmetaj u ngrit në këmbë nga vendi, duke i folur me një gjuhë të ashpër: O mavri me bojë, që nuk di sa bëjnë 7×7.
Minstri Ahmetaj iu drejtua edhe deputetes së PD-së Jorida Tabaku, duke i thënë t’i mësojë Berishës sa bëjnë 7×7, pasi edhe ai nuk e di, njësoj si Basha.
Më pas debati vazhdoi edhe më tej, duke hedhur akuza të një pasnjëshme ndaj njëri-tjetrit.
Më herët, ministri deklaroi se ekonomia shqiptare po rritet me 3.9 përqind në muajt e vitit 2017, dhe se pritet të ndjekë një trajektore rritëse të qëndrueshme