Detaje mbi vettingun,Julian Hodaj: Vlerësojmë qëndrimin e LSI 

0
643

Zv Ministri i brendshëm, Julian Hodaj ka folur për Vettingun në një deklaratë për shtyp. Ai ka dhënë detaje mbi kohëzgjatjen e procesit të vettingut, duke theksuar anët pozitive që ky vetting do të sjellë si tek qytetarët si tek marrëdhënia e vendit me ndërkombëtarët.

“Kjo reformë është dëshmi e vullnetit të Ministrisë së brendshme. Policia e shtetit nuk i përket qeverisë apo mazhorancës, po qytetarëve pasi është në shërbim të tyre. Miratimi nen për është shtyer për një javë për të pasur mundësi për diskutim.

Vlerësojmë qëndrimin e  LSI dhe shprehim keqardhje të disa deputetë të opozitës që nuk dëshiruan të jenë pjesë e këtij projektligji. Ky ligj do të jetë shumë i vlefshëm. Institucionet e sigurisë do të jenë të afta profesionalisht dhe do të garantojnë rezultate më të mira për qytetarësi edhe për vlerësimin ndërkombëtarëve.

Grupi parlamentar i LSI paraqiti 19 ndryshime që nuk prekin thelbin. 2 prej tyre u morën parasysh dhe njëri ka të bëjë me përbërjen e bordit përzgjedhës ku do të përfshihet avokati i popullit dhe shërbimi informativ i shtetit.

Vettingu aktivizohet 15 ditë nga data e hyrjes në fuqi dhe brenda 30 ditësh punonjësit kanë për detyrë që të plotësojnë formularët. Formularët përfshijnë vetëm deklarata, nuk kanë nevojë për njohuri specifike apo trajnime. U kërkohet të deklarojnë të dhëna bazë.

Ky është një proces paralel kontrolli dhe verifikimi dhe jo domosdoshmërisht lidhet me shkelje të caktuara. Procesi i vettingut duhet të përfundojë 24 muaj nga data e hyrjes në fuqi. Ai duhet të kalojë nëpër tre faza“, është shprehur Hodaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here