“Kalvar”, aktiviteti kushtuar 8 Marsit, Ademi: Edhe sot rrezikojme nga nje komunizem modern

0
725

“Kalvar”, ashtu si vuajtjet e pafundme në burgjet e regjimit komunist u pagëzua aktiviteti i bashkisë Shkoder në kuadër të 8 Marsit, organizuar në vendin e dëshmisë dhe kujtesës. Nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” sollën instalacione brenda qelive famëkeqe të ish degës së brendshme.

Fatbardha Saraçi solli përjetimet e saj, të cilat i ka përmbledhur në librin me rrëfime dhe intervista të grave e vajzave që vuajtën nga diktatura e egër.

Kryebashkiakja Voltana Ademi u kujdes të theksojë se edhe sot rrezikojmë nga një komunizëm modern, që po instalohet në vend.

Java e organizimeve në kuadër të 8 Marsit “Ditës Ndërkombëtare të Gruas” filloi me aktivitetin e titulluar “Dashamirëset e librit”, që u zhvillua në ambjentet e bibliotekës “Marin Barleti”. Synimi i këtyre organizimeve disa ditore është kthimi i festimeve të 8 Marsit në aktivitete frymëzuese për shoqërinë, për promovimin e shembujve pozitivë të arritjeve dhe potencialit të grave shqiptare, larg paragjykimeve drejt barazisë dhe të drejtave të barabarta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here