Wednesday, April 24, 2024
Home Politikë Kuvendi miraton ngritjen e komisionit “Tahiri”, Paloka në krye të hetimit

Kuvendi miraton ngritjen e komisionit “Tahiri”, Paloka në krye të hetimit

0
563

Me 120 vota pro, parlamenti shqiptar ka miratuar ngritjen e komisionit hetimor për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ky komision që do të drejtohet nga opozita, do të ketë në objektin e punës së tij hetimet për ish-Ministrin e Brendshëm në lidhje me çështjen e trafikut të drogës.

 Kuvendi miratoi pak para mesnatës, ngritjen e një Komisioni Hetimor mbi rolin dhe përgjegjësinë e institucioneve në përhapjen e fenomenit të kultivimit të marijuanës si dhe ndaj veprimtarisë së ekzekutivit për rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndaj të cilit është ngritur akuzë për dyshime për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike.

Ngritja e komisionit hetimor ishte një kërkesë e opozitës, e cila mori dhe miratimin e shumicës së majtë.

Falë pranimit të një pakete amendamentesh të paraqitura nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ligji për vlerësimin e punonjësve të policisë mori dhe mbështetjen e kësaj force politike, ndërsa demokratët votuan kundër.

Kërkesa për arrestimin e  Tahirit nëntorin e kaluar, u hodh poshtë nga shumica sipas të cilës “prokuroria nuk paraqiti prova dhe fakte për të mbështetur kërkesën e saj”.

Komisioni hetimor do të kryesohet nga opozita, konkretisht nga nënkryetari i PD-së, Edi Paloka. Anëtarë tën tjerë do të jenë Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi, Flamur Noka dhe Endrit Brahimllari i LSI-së. Komisioni do të ketë nënkryetar deputeten e PS-së, Ermonela Felaj.

Edhe pse nuk munguan akuzat e forta ndaj përfshirjes dhe të policisë në kultivimin apo trafikimin e marijuanës, shumica mundi të bënte për vete një pjesë të opozitës, Lëvizjen Socialiste për Integrim, për të miratuar ligjin për vlerësimin e punonjësve të policisë, me të një njejtin model që po aplikohet për prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë.

Nisma e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, u përkrah nga LSI-ja, pasi shumica pranoi të paktën 19 amendime të paraqitura prej saj.

 

Ligji do të zbatohet në tre faza. Në fazën e parë, do t’i nënshtrohen vlerësimit professional dhe verifikimit të pasurive, 300 drejtuesit dhe oficerët më të lartë, për ta kaluar më pas në oficerët e nivelit të mesëm dhe në fund të të gjithë të tjerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here