Afrimi i zgjedhjeve duket se e kanë vënë në punë edhe komisionin e refomës zgjedhore të pralamentit. Gjatë ditës së sotme Komisioni po zhvillon një seancë dëgjimore me tre organizata të shoqërisë civile, Akademinë për Studime Politike, Koalicionin për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci të Qëndrueshme dhe Institutin e Studimeve Politike.
Të pranishëm në seancën e cila po drejtohet nga bashkëkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi, janë edhe përfaqësues nga delagacioni i OSBE-ODIHR.
Deputete demokrta Oerd Bylykbashi tha se, “Ligji është i pamjaftuëeshëm për të përballur vullnetin ose mungesën e vullnetit politik. Për rrjedhojë jemi në këtë fazë të re të reformës zgjedhore, jam i sigurt se kontributi juaj do të jetë përsëri shumë i rëndësishëm dhe thelbësor në arritjen e zgjidhjeve konsensuale