Rritet importi i sheqernave, por edhe diabeti

0
815

Nuk është e panjohur se konsumi i lartë i sheqerit nuk është i mirë për shëndetin. E tepruara me sheqerin sipas studimeve sjell shqetësime në të gjithë organizmin, si dhe është një ndër faktorët kryesorë për t’u prekur nga diabeti dhe obeziteti.

Edhe pse pasojat negative në shëndet janë të njohura nga të gjithë, importet e shqernave shënuan rritje përgjatë 2017-s, ku sipas të dhënave të INSTAT janë importuar rreth 83.8 milionë kg sheqer dhe produkte të tij, apo 5.5 miliardë lekë. Krahasuar me një vit më parë importet e sheqerit janë rritur me 33 për qind. Në 2016-n sasia e imorptuar në kilogramë ishte rreth 62.8 milionë kilogramë. Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, një shqiptar ka konsumuar mesatarisht rreth 29.9 kg sheqer e produkte të tij gjatë 2017-s.

Konsumi i sheqerit për frymë ka ardhur në rritje. Sipas të dhënave nga indiansugar.com, ky tregues në 2009, ishte 25 kg, viti i cili kishte edhe sasinë më të ulët të importuar.

Për periudhën nga 2005-2017, 2008-a mban rekord për sasinë e importuar me 91.5 kilogramë. Më pas importi erdhi me rënie, duke u luhatur në sasitë 50-60 milionë kilogramë, teksa shqiptarët filluan të tregoheshin më të kujdesshëm për shëndetin. Në vitin që lamë pas, importet u rikthyen përsëri në rritje, i shpqëruar dhe me një shtim të lokaleve që tregtojnë ëmbëlsira, të cilët janë kthyer në modë dy vitet e fundit.

 

Diabeti, rritet dukshëm prevalenca
Niveli i standardizuar i vdekshmërisë nga diabeti në Shqipëri në vitin 1990 ishte 3.5 për 100,000 banorë, u shfaqur jashtëzakonisht i ulët, i cili mund të shpjegohet me dietën e shëndetshme dhe aktivitetin fizik gjatë regjimit komunist. Por, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në vitin 2014, prevalenca e diabetit ishte rritur ndjeshëm, në 16.8 për 100 mijë banorë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here