Një shtetas itakian është ndaluar në Rinas pasi tentoi të transportojë drejt Italisë pjesë kallashnikovi.
Shtetasi Stefano Carli kishte me vete në valixhe një karikator kallashnikovi. Pjesët e kallashnikovit AK- 56 zbuluan nga skaneri.
Gjatë marrjes në pyetje, Carli ka deklaruar se karikatorin e gjeti në Rinas.
“Punoj te Metalurgjiku, e gjeta aty Rinas ” ka thënë ai.
Ndërkohë policia ka vendosur hetimin në gjendje të lirë të tij për akuzën “Mbajtje municionesh luftarake”.