Vllaznia fituese e Kupës në futboll femra,  Skuadra kuqeblu mundi 6 me 1 në finale Tiranen AS

0
1133

Vllaznia vazhdon të jetë absolute e futbollit shqiptar për femra. Skuadra e drejtuar nga Nikolin Leka dhe Arben Parmeza fitoi trofeun e Kupes së Shqipërisë për edicionin 2017-2018. Ndeshja e luajtur ne “Elbasan Arena” u dominua tërësisht nga skuadra shkodrane, gjë që e tegon edhe vete rezultati i thelle 6 me 1 në favor të Vllaznisë.

Shkodranet hapën serinë e golave në minutën e 8-të me anë të Ambra Gjergjit. Nuk do kalonin shumë minuta dhe në të 12-tën do ishte Luçie Gjini që do dyfishonte avantazhin. Më pas radha ka qënë për Marsela Djegsina, futbolliste e veshur kuqeblu në merkaton e janarit, e cila do të tundte rrjeten e portës së Tiranes AS dy herë rdhazi, përkatësisht në minutat 29-të dhe 38-të duke e thelluar kështu avantazhin 4 me 0 në favor të Vllaznisë.

Kur dukej se pjsa e parë do të mbyllej me avantazhin 4 me 0 për Vllazninë, një mosmarrëveshje në prapavijen shkodrane I jep mundësi skuadres kryeqytetase Tirana AS të shkurtojë disvantazhin në 4 me 1. Në 45 minutat e dyta pritej që futbollistet tiranase të luftonin më fort në fushën e lojës në kërkim të golave të tjerë, por përballë kanë pasur një Vllazni të mirëorganizuar, e cila jo vetem që nuk lejon më prekjen e rrjetes, por shënon edhe dy gola të tjerë.

Është Arlinda Gruda, e cila gjatë jë kundrasulmi të shpejtë të minutes së 72-të arrin të shmage portjeren bardheblu e thellon avantazhin në shifrat 5-1. Por, ndeshja nuk mund të mbyllej pa një gol të Megi Doçit. Pas një aksioni personal, futbollistet tiranase e rrëzojnë në zonë dhe gjyqtarja e ndeshjes akordon penallti, të cilen Doçi e shndërron në gol me një gjuajtje të saktë.

Futbollistet kuqeblu së bashku me stafin teknik të shoqëruar edhe drejtori I klubit shumësportesh Vllaznia, Mark Kroqi janë ngjitur në tribunën e “Elbasan Arena” duke marrë medaljet përkatëse, ndërkohë që kapitenia Esmeralda Franja ka marrë në dorëzim trofeun e Kupës së Shqipërisë duke bërë që në kampin kuqeblu të shpërthejë festa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here