Permbytjet, bashkia e Shkodres: Situtata jo e mirë, 1860 ha tokë të permbytura…

0
783

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet si me poshtë :
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura fatkeqësisht, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë jo e mirë dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 1860 Ha. E ndarë sipas njësive paraqitet si më poshtë:
Deri në këto momente, janë mbi 570 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit : Fshati Mushan (kënetë+argjinaturë) 230 ha, fshati Shirq 210 ha, fshati Darragjat 10 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 40 ha, fshati Dajç (kënetë) 80ha,. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:
Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:
1. Foraxhere + jonxhe 183 Ha
2. Bimë dekorative 10 ha
3. E pakultivuar – 377 ha

 

Vetëm në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të rrethuara nga uji 26 familje. Gjithashtu nga prurjet janë të izoluara edhe 4 shtëpi në fshatin Mushan. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi. Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë negative.
Në Obot mund të kalohet vetëm me makina të larta ushtrie.
Mbi 1000 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 400 ha, fshati Oblikë 400 ha, fshati Obot 200 ha. Nga sipërfaqja e mësipërme,sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 690 Ha , të shpërndara si më poshtë:
1.Jonxhe 520 Ha
2.Kultura të dyta foragjere 139 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 2 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha

8.Agrume 1 Ha
9. E pakultivuar 310

Gjithashtu në njësinë ad. Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit . Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm. Bashkia Shkodër me mbështetjen e murgeshave të Dobraçit po bën furnizim me 300 bidona uji për banorët.

Në njësinë administrative Bërdicë, është rritur sipërfaqja e përmbytur në mbi 220ha tokë të ndara sipas fshatrave si më poshtë:
1.Trush – 80 Ha
2.Bërdicë e sipërme 40 Ha
3.Bërdicë e Madhe 100 Ha
Nga sipërfaqja e mësipërme, të shpërndara si më poshtë:
1.Jonxhe 120 Ha
2.Grurë 20 Ha
3.Foragjera të dyta 30 Ha
4.E pakultivuar 50 Ha

 

Në njësinë administrative Velipojë , në fshatin Luarz vazhdon të dalë ujë nga argjinatura dhe vlerësohet se rreziku është shumë i madh. Niveli I ujit është rritur shumë.
Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës në një vijë prej 1 km.
Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara, vlerë e cila ka tendencë të rritet me vazhdimin e mëtejshëm të gjendjes së përmbytjes.

Paraqiten nevoja ditore nga fermerët për bazë ushqimore:

Nevojat për bazë ushqimore ditore për blegtorinë për zonat e përmbytura janë:

Koncentrat 3845 kg/ ditë

Bar i thatë 7190 kg/ditë

Silazh 3135 kg/ditë

Të dhënat për nr e kafshëve në Nj.Ad Ana e Malit dhe Dajç. :

Gjedhë 637 krere

Të imta 458 krere

Derra 70 krere

Gjithashtu duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here