Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim nën akuzën e trafikut të emigrantëve në drejtim të Malit të Zi. Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasit Aldo Ukaj, 32 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër si dhe Alfonc Capi, 28 vjeç, banues në Vaqarr Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim një 24 vjeçar nga Tirana.

Policia sqaron se arrestimi i shtetasit Aldo Ukaj u bë pasi në rrugën Lezhë – Shkodër në vendin e quajtur Ura e Baçallekut u kap duke transportuar me mjetin tip Dacia 5 shtetas të sirian për në Malin e Zi. Ndërkohë, edhe shtetasi tjetër u arrestua po në Shkodër, duke transportuar shtetas sirian në bashkëpunim me 24 vjeçarin G.G. Policia sqaron se Alfonc Capi me mjetin tip Renault kishte 4 shtetas nga Siria, ndërsa në afërsi të Urës së Baçallekut u gjetën të braktisur edhe 6 shtetas të tjerë të tjerë të së njëjtës familje.

Në këtë zonë ka zbritur dhe është arratisur edhe 24 vjeçari. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër , në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY