Duket se shqiptarët tashmë kanë gjetur një shteg të ri për të transportuar drogën e tyre nëpër Europë.

Televizioni francez TF1 në një investigim të thellë ka sqaruar atë që mund të quhet “autostrada shqitare” e drogës, e cila përshkon Francën, Belgjikën e Holandën dhe shpërndahet në kapilarët e shumtë të tregut të drogës së këtyre 3 shteteve.

Një sërë grupesh të fuqishme kriminale shqiptare, shpjegon kronika, arrijnë të infiltrohen nga Franca drejt Holandës përmes një pike ku nuk ka kontrolle kufitare.

Trafikantët madje përdorin makina sportive dhe janë përherë në kërkim të turistëve që udhëtojnë drejt Holandës “liberale” përsa i përket konsumit të drogës.

Televizioni francez e shpjegon kështu situatën:

“Trafikantët kërkojnë turistë francezë që udhëtojnë drejt Amsterdamit. Gjatë udhëtimit me makina të shpejta, ata dalin nga dritarja e mjetit dhe i propozojnë turistëve një katalog të tërë të drogës.”

Por me krijimin e “autostradës” dhe kësaj metode të re, edhe policia dhe organet ligjzbatuese kanë nisur kundërpërgjigjen duke vendosur një numër të shtuar të patrullave, e madje edhe makina që mund të ndjekin në shpejtësi të larta.

Por ajo që ka habitur jo pak, ka qenë zbulimi i një lloj droge të re, e pagëzuar si “droga e kristaltë”, një lloj narkotiku i cili shitet shpesh në “katalogët” e trafikantëve shqiptarë. Droga prodhohet në një fshat të Holandës dhe duket sikur frymëzimin e ka marrë nga seriali i famshëm Hollivudian “Breaking Bad”.

LEAVE A REPLY