Dajçit iu Rikthye Qetesia, tani shpresohet te nderhyhet me projekte investimesh…

0
721

Kemi lënë pas Pentarin  dhe jemi ngjitur ne shkallen e Belajve. Dajçi te shfaqet si ne pellemben e dorës. Gryka e Belajt mes dy maleve me Bunën  ne mes qe ngushtohet si ne asnjë segment tjetër ne gjithë gjatësisë e saj prej mbi 40 kilometra,  përmes se cilës është kufiri me Malin e Zi, e shfaqe Dajçin si ne pëllëmbe te dorës !

Ne ndryshim nga 48 ore me pare kur ujerat e rrëmbyera te Bunës përplaseshin ne dy anët e kësaj ngushtice, tani ato rrjedhin  rrjedhin qete, qete drejte Adriatikut… Edhe  Dajçit duket se i është rikthyer qetësia. U ndalem ne rrugën Shirq – Darragjat e para e bllokuar nga përmbytjet ne këtë zone me datën 7 mars.

Ndërsa Buna ka akoma nivel te larte prurjesh ujore, pavarësisht se shkarkimet nga hidrocentrali i Vau te Dejës janë ndërprerë 48 ore me pare. Kjo për shkak se Liqeni i Shkodrës po kthehet ne shtratin e tij, pas fryrjes për disa dite.

Gjithsesi, ajo qe pohojnë specialistet është se brenda pak ditësh edhe niveli i Bunës do te bjeri ndjeshëm. Ajo qe mbetet pas është evidentimi i dëmeve qe u shkaktuan nga përmbytjet ne Ana e Malit e Dajç, dhe dëmshpërblimi i fermerëve. Por me e rëndësishmja është, zbatimi i një programi investimesh qe te mënjanohet ne maksimum rreziku i përmbytjeve, ose te rivlerësohet toka qe sherben per te pritur shkarkimet ujore te hidrocentraleve. Urojme qe per keto te veprohet shpejt, dhe te mos kujtohen kur te mberrijne permbytjet e radhes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here