Denoncimi, “Grupet kriminale ushtrojnë dhunë e rrëmbejnë pasurinë në këto dy qytete”

0
1156

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të Facebook denoncimin e një qytetari dixhital, i cili thotë se fajdexhinjtë në Laç dhe Fushë Krujë kanë miliona euro dhe prona të fituara nga trafiku i drogës, prostitucionit dhe grabitja si dhe japin para borxh me 10% interes. Ai thotë se këta persona ushtrojnë presion dhe terror tek banorët.

“Këta individë kanë grupe kriminale qe ushtrojnë presion psikologjik peng marrje dhunë e rrëmbim pasurie. Ka njerëz qe kanë vrarë veten e janë ndare nga bashkëshortja e fëmijët”- thotë ndër të tjera qytetari dixhital.

Statusi i plote:
Narkopolicia bashkepunon me krimin!
Parate e droges perdoren per fajde!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mire mbrema z berisha duhet te beni lajm por te ruhet anonimati.Forca e ligjit gjoja po godet dhe quhet se po behet nami por ligji nuk po godet krimin e grupet kriminale te fajdexhijve. Fajdexhijt ne Nikel ne lac e f kruj kane miliona euro kesh e miliona euro prona te paluajtshme toka shtepi karburante resorante etj keta indivit japin para kesh borxh me 10% ne muaj.keta indivit kan grupe kriminale qe ushtrojn presion psikologjik peng marrje dhun e rrembim pasurie.ka njerez qe kan vrare veten e jan ndare nga bashke shortja e femijet pra nje problem social I madh.Bisnezmen te fuqishem te falimentuar e te dhunuar I kan dhuruar ketyre indiviteve e grupeve kriminale pasurin e tyre.ky krim ndodh diten per diell ne zyrat noteriale e ne sy te policise.po te ecesh rruges nga kamza ne lezhe identifikohen pronat e ketyre personave e grupeve kriminale te perfituara nga fajdet. Indivitet qe disponojn keta shuma milioneshe euro i kan nga trafiku I droges prostuticionit dhe grabitja.”
ikj,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here