Posta shqiptare po avancon procesin e thjeshtimit të procedurave dhe shërbimeve ndaj qytetarëve, që nga pensionet e deri te pagesa e gjobave.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj zhvilloi sot një vizitë pune pranë zyrave të Postës shqiptare, ku u njoh me procedurat e përmirësuara që ndjekin qytetarët për marrjen e shërbimeve.
“Lidhja me platformën e-Albania, një platformë që ndihmon të gjitha institucionet të bashkëveprojnë në mënyrë dixhitale në favor të kursimit të kohës ndaj qytetarëve është në avancim e sipër edhe me Postën”, u shpreh ministri i Financave dhe Ekonomisë.
Shumë shpejt, informon ministri Ahmetaj, do të jetë një sportel jo thjesht për ato shërbime tradicionale të saj, por për një gamë të gjerë shërbimesh që nga ankesat e qytetarëve ndaj institucioneve të qeverisë apo institucioneve vendore, e deri te lëshimi i vërtetimeve më të thjeshta per te cilat qytetarët kanë nevojë.