Sunday, November 10, 2024
Home Aktualitet Shëngjini lë pas dimrin, nisin përgatitjet për pritjen e pushuesve…

Shëngjini lë pas dimrin, nisin përgatitjet për pritjen e pushuesve…

0
804

Dimri solli dëborën pas shumë vitesh në Shëngjin, por la pas edhe pasoja në zonën turistike.

Bregdetin e mbuluan mbetjet, ndërsa shëtitoren rëra.

Për të ndryshuar këtë situatë Bashkia Lezhë ka nisur ndërhyrjen.

Kreu i Njësisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj, thotë se brenda pak ditesh e gjithë vija bregdetare do të jetë gati për të pritur vizitorët e Pranverës.

Tonin Uldedaj: Situata u bë shumë problematike. Duke u ndodhur përballë kësaj situate ne po marrim masa urgjente për kthimin në gjendje të mëparshme të vijës bregdetare të Shëngjinit, aq më tepër të kësaj shëtitoreje.

Prej vitesh, Shëngjini po shënon fluks pushuesish,  më së shumti kosovarë të cilët e zgjedhin bregdetin e Adriatikut për kushtet dhe çmimet e arsyeshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here