Basketbollistët meshkuj po kalojnë një moment aspak të mirë. Nga një ekip kampion tashmë ato janë shpërfytuarar në një skuadër që nuk ka garanci të fitojë edhe me skuadrat që rivalizojnë për vendin e katërt në tabelen e klasifikimit, zonë kjo që është e vlefshme për fazen finale të Plej-Ofit.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e së shtunës kur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, Vllaznia është mundur nga Kamza Basket me rezultatin 61 me 71. Një start aspak I mirë I kuqebluve në perioden e parë teksa e humbin me rezultatin 11 me 17. Në dhjetë minutëshin e dytë ka një farë lëvizje për mirë nga ana e vendasve, të cilët duke përmirësuar disa tregues të lojës arrijnë të dalin fitues në këtë periode me shifrat 24 me 22, por në pushimin mes dy pjesëve, miqtë shkojnë me avantazhin 35 me 39.

Ajo që e vendos të gjithë takimin është perioda e tretë, ku Kamza Basket me një shkodran të talentuar në radhët e saj si Eni Llazani, arrin të fitojë me shifrat 13 me 19. Udhëzimet e tekniku Gjeçaj bëjnë që kuqëblutë të përmirësohen në perioden e katërt duke dhënë shenja të një barazimi të rezultatit, por gabimet në pasime dhe preçizioni I dobët në gjuajtjet për tre pikë bëjnë që miqtë të fitojnë të gjithë takimin me shifrat 61 me 71.

 

Takimi i ardhën për kuqeblutë është mjaft I vështirë ppasi do të luhet në kryeqytet përballë Tiranës që kryeson kampionatin.

LEAVE A REPLY