Fjalimi i Ramës para artistëve, vjen reagimi i parë nga LSI: Show

0
678
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari ka reaguar lidhur me fjalën që kryeministri Edi Rama mbajti sot para artistëve, ku u prezantoi projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

Sipas Braimllarit artistët nuk kanë nevojë për show, ndërsa shtoi se interes i vetëm i Ramës janë oligarkët e kullave dhe trafikantët e drogës.

REAGIMI I BRAIMLLARIT
Kryeministri i drogës dhe i varfërisë del sot para artistëve dhe ben moral. Justifikohet për çdo gjë, por harron që ka qenë dhe është Kryeministër dhe mban përgjegjësi për këtë keqqeverisje. Mban përgjegjësi për varfërinë që po e mbyt çdo ditë e më shumë Shqipërinë. Artistët nuk kanë nevojë për show por duan kushte më të mira, rrogë më të lartë dhe përkrahjen e shtetit. Artistët duhet të trajtohen me dinjitet nga shteti sepse ato janë krenaria e të gjithëve, por këtë Kryeministri i varfërisë dhe drogës nuk e ofron dot.
I vetmi interes i këtij Kryeministri janë oligarkët e kullave dhe trafikantët e drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here