Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke pasi akuzohet për një vjedhje, e cili ka ndodhur rreth një muaj më parë në Missolonghi.
Mediat greke raportojnë se shqiptari bashkëpunoi me një person tjetër të cilët hynë në një banesë dhe morën një motor, pajisje të ndryshme dhe 700 euro.
Gjithashtu shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga autoritetet greke akuzohet edhe për shkelje të kodit doganor grek, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi duhani kontrabandë.
Ndaj shqiptarit kanë nisur veprimet e mëtejshme hetimore në Prokurorinë e Mesolonghit.