NenShkodra, rreth 1400 ha nen uje, situata me problematike ne Obot, kalimi me mjete te larta

0
707

Siperfaqja e permbytur vijon te reduktohet ne nenShkoder, duke zbritur ne 1395 hektare ndonese reshjet vijojne. Me problematike mbetet gjendja ne Obot ku siperfaqja eshte 1 mije hektare dhe kalimi ne rrugen kryesore qe te drejton ne fshat behet me mjete te larta. Fshati Muriqan ka 400 ha, fshati Oblikë 400 ha, fshati Obot 200 ha. Nga sipërfaqja e mësipërme,sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 690 Ha vetem per kete njesi.

Gjithashtu Ujësjellsi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve vijon te jete jashtë funksionit . Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë vijon te bëje furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm. Ne dajç nen uje jane 325 hektare nga te cilat 130 ne Mushan, 120 ne Shirq dhe pjesa tjeter e ndara ne 2 fshatra. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative etj.

Gjithashtu kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi per shkak te demtimeve te pesuara. Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës.

Specialistët janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Ne njoftimin e saj per shtyp bashkia Shkoder ka paraqitur nevojat ditore per fermeret ku kerkon koncentrat dhe bare te thate per gjene e gjalle. Gjithashtu duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit. Bashkia Shkodër i qendron kerkeses se saj drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes qe te shpalljet gjendja e emergjences civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here